13 kompani europiane iu drejtuan Kryetarit të Komisionit Europian Jose Manuel Barroso me një letër në të cilën përmbahet kërkesa për aplikimin e sanksioneve ndaj Hungarisë, e cila kryeson aktualisht në BE, për shkak të vendosjes së tatimeve “speciale” nga autoritetet e këtij vendi ndaj investitorëve të huaj, njoftoi gazeta Die Welt. Udhëheqësit e kompanive të mëdha europiane, që nënshkruan këtë letër, ndër të cilat janë ato gjermane RWE, E.ON, Deutsche Telekom dhe Allianz, ajo holandeze Dutch ING bank, franceze Axa, çeke CEZ dhe australiane OMV, u kërcënuan me tërheqjen e investimeve të veta nga Hungaria, në qoftë se autoritetet e vendit nuk do të binden për domosdoshmërinë e “ekzistencës së kushteve stabile ligjore për investitorët” dhe, si rrjedhojë, për anulimin e tatimeve “të padrejta”. Përfaqësuesi i Komisionit Europian, nga ana e vet, tashmë njoftoi se pushteti ekzekutiv i BE-së po e studion me shumë kujdes këtë letër. Hungaria që nga 1 janari i vitit 2011 për 6 muaj ka marrë presidencën në BE.