Irani pajisi ushtinë e vet me komplekset e reja raketore të bazimit bregdetar. Pas vendosjes së sanksioneve suplementare ndërkombëtare vitin e kaluar ndaj Iranit nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së Rusia refuzoi përmbushjen e detyrimeve të veta sipas  kontratës së nënshkruar në vitit 2007 për ti furnizuar Iranit komplekse raketore zenit C-300. Atëherë ushtarakët iranianë deklaruan se do të ndërmarrin maksimumin e përpjekjeve për krijimin e sistemeve të Mbrojtjes Antiraket (MAR) me rreze të largët veprimi duke u mbështetur në forcat e veta.