Presidenti Dimitri Medvediev nënshkroi dekretin që parashikon reduktimin 20 % të nëpunësve shtetërore deri në fund të vitit 2013. Për këtë njoftoi shërbimi i shtypit i Kremlinit. Reduktimi i personelit do të realizohet me etapa - 5 % në vitin 2011, 5% në vitin 2012 dhe 10 % në vitin 2013. Gjysma e mjeteve buxhetore, që do të përfitohet nga ky reduktim, është parashikuar të drejtohet për rritjen e pagave të nëpunësve shtetërorë.