Ankthin më të madh për vitin 2010 rusët konsiderojnë valën e zhegut, thatësirës dhe zjarreve pyjore që përfshinë vendin vitin e kaluar. Vapën e periudhës korrik-gusht të vitit që kaloi banorët e pjesës europiane të Rusisë do ta mbajnë mend për një kohë të gjatë, shprehet me bindje të plotë Kryetari i Këshillit Shkencor për klimën i Akandemisë së Shkencave të Rusisë të Georgi Golicin: “Ai mot i nxehtë vendosi rekord për 200 vjet të regjistrimit të temperaturave në vend. U krijua një anticiklon i fuqishëm që zgjati 55 ditë. Gjatë gjithë kësaj kohe praktikisht nuk ranë fare shira. Kjo shkaktoi tharjen e tokës në territorin europian të vendit dhe solli si pasojë shpërthimin e zjarreve pyjore”, - u shpreh Golicin. Thatësira solli humbje të mëdha në ekonominë bujqësore. Dëm veçanërisht të madh pësuan drithërat, vë në dukje eksperti i Institutit rus të ekonomisë Boris Frukin: “Kombinimi i dimrit me pak reshje dëbore dhe të ftohtë të madh, gjë kjo që nuk lejoi grumbullimin e lagështirës nga toka, ndikoi negativisht dhe si rezultat shkaktoi thatësirë të madhe. Të gjitha humbjet në ekonominë bujqësore të Rusisë, që u shkaktuan nga kushtet klimatike të vitit 2010, vlerësohen në 9-10 %. Kjo e vuri Rusinë në pozitë të vështirë edhe në tregun e brendshëm dhe në atë të jashtëm”, u shpreh eksperti. Me qëllim që të siguronte nevojat e veta Rusisë iu desh të vendosë embargon ndaj eksportit të drithit deri në mes të vitit 2011. Por bile as kjo masë nuk e parandaloi dot rritjen e çmimeve të produkteve bujqësore në vend, gjë kjo që goditi në radhë të parë mbi kuletat e blerësve. Ndërkaq edhe kështu njerëzve u është mërzitur fort kjo gjë. Vetëm në Rusinë Qendrore u dogjën 3,5 mijë shtëpi. Mijëra banorë për disa minuta humbën  gjithçka. Shteti urgjentisht u erdhi në ndihmë këtyre njerëzve. Deri në 1 nëntor e gjithë puna për likuidimin e pasojave të zjarreve përfundoi. Ata, të cilët dëshironin shtëpi të reja, i morrën ato. Ata që deshën kompensim në vend të shtëpive të djegura, morrën para në dorë. Por të dëmtuarve u nevojitet jo vetëm shtëpia. Shumë banorë që mbetën pa strehë mbi kokë dhe qytetarët e atyre rajoneve të vendit, që për një kohë të gjatë u mbuluan nga tymi mbytës si rezultat i djegies së pyjeve, kanë nevojë për një kontroll serioz mjekësor, theksoi Zëvendës kryetari i Komitetit për ruajtjen e shëndetit i Dumës Shtetërore të Federatës Ruse Sergei Kolesnikov: “Pasojat e lëndëve kancerogjene dhe dyoksidit të karbonit, të çliruar prej zjarreve pyjore me depërtim të mëpastajshëm në atmosferë, duke u shprehur butë këtu, nuk mund të parashikohen plotësisht. Sepse grimcat e tymit mbytës, që depërtuan në organet e brendshme dhe që kanë precipituar atje, janë kapërdirë nga të ashtuquajturat “qelizat-gëlltitëse”-makrofagët. Kurse ato, si rregull, mbeten në organizëm përgjithmonë”, u shpreh Sergei Kolesnikov. Për pjesën kryesore të popullsisë sëmundjet e shkaktuara nga ato nuk janë të rrezikshme. Shumica e personave që gëzojnë shëndet të mirë me afrimin e shirave të vjeshtës dhe të ftohtit patën një periudhë të shoqëruar me kollë të lehtë dhe u rikthyen sërisht në normë. Por vera e vitit 2010 do të mbetet për një kohë të gjatë megjithatë në kujtesën e rusëve.