Moti me ngrica - 40 o u vendos në dy republika siberianojugore të Rusisë-Altai dhe Khakassia. Në disa rajone temperatura e ajrit ka rënë deri në - 45 o. Në lidhje me këtë Ministria për Situatat e Jashtëzakonshme (MSJ) paralajmëroi mbi mundësinë e lindjes së situatave emergjente. Në veçanti, janë plotësisht të mundshme këputjet e linjave të tensionit të lartë, dëmtimet e ndryshme në sistemin e sigurimit me ngrohje dhe tubacioneve.