Situata e furnizimit me energji elektrike të zonave periferike të Moskës (Podmoskovie) vazhdon të mbetet e tensionuar. Në 18 rajone të qarkut të Moskës është shpallur regjimi i situatës së jashtëzakonshme. Gjithsej në Podmoskovie të dielën mbetën pa energji elektrike më shumë se 1600 nënstacione. Për një natë u bë e mundur venia në funskionim e më pak se dhjetë nënstacioneve. Në radhë të parë po riparohen objektet e tensionit të lartë të cilat sigurojnë me energji elektrike konsumatorët. Sipas parashikimeve meteorologëve, rajoni qendror këto ditët e afërta do të përfshihet nga një ciklon dëbore, i cili do të sjellë me vete reshje të bollshme borë dhe tufan.