Mbrojtja e ish Kreut të kompanisë ruse të naftës “JUKOS” Mihaill Hodorkovskij dhe ish Drejtuesit të Bankës “Menatep” Pllaton Lebediev apeloi vendimin  gjyqësor mbi bazë të të cilit ata u dënuan me nga 13,5 vjet heqje lirie për përvetësim (vjedhje) nafte dhe legalizim të të ardhurave të fitura në mënyrë të paligjshme. Në këtë mënyrë vendimi i Gjykatës Hamovnjiçeskij të Moskës nuk hyri ligjërisht në fuqi. Në vitin 2005 Hodorkovskij dhe Lebediev u dënuan me nga 8 vjet heqje lirie mbi bazë të çështjes së parë penale të ngritur kundër tyre për mashtrime dhe evazion fiskal. Njëkohësisht gjykata mori parasysh afatin e burgimit të kryer tashmë prej tyre. Në qoftë apeli i mbrojtjes nuk do të merret parasysh, atëhere ata do të kryejnë dënimin deri në vitin 2017.