Dimitri Medvediev në mesazhin e vet adresuar Kryeministrit të Japonisë Naoto Kan u shpreh për rritjen e nivelit të marrëdhënieve midis dy vendeve gjatë vitit të pritshëm për llogari të kooperimit tregtar dhe bashkëpunimit tekniko-shkencor. Duke uruar Naoto Kan me rastin e Vitit të Ri Medvediev vuri në dukje, se në vitin 2010 bashkëpunimi dypalësh mori zhvilim të mëtejshëm. “Shpresoj shumë se në vitin 20111 ne së bashku do të mund të sigurojmë rritjen dinamike të marrëdhënieve ruso-japoneze”, - theksoi Dimitri Medvediev. Ai vuri në dukje, se “ky është një faktor i rëndësishëm për arritjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Azisë dhe Paqësorit”.