Sportistja ruse Aleksandra Panova korri fitore bindëse ndaj amerikanes Coco Vandeweghe në turneun ndërkombëtar të tenisit në Brisbane të Australisë. Më parë sportistet ruse - Ksenia Pervak dhe Anastasia Pivovarova siguruan fitoren mbi rivalet e tyre përkatësisht nga Bjellorusia dhe Australia. Me qëllim që të dalin në fazën finale të turneut tenisteve ruse u duhet të korrin fitoren edhe në 2 ndeshje të tjera.