Detyra prioritare të qeverisë në vitin 2011 do të bëhen përmirësimi i klimës investuese, heqja dorë nga ekonomia e mbështetur në lëndët e para, zgjidhja e problemeve sociale dhe zhvillimi i industrisë, deklaroi Dimitri Medvediev në mbledhjen përfundimtare të qeverisë. Sipas fjalëve të tij, është i domosdoshëm zhvillimi i sektorit real dhe vazhdimi i modernizimit të tij. Siç vuri në dukje Presidenti, viti në mbarim, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë dhe proceset kontradiktore, ishte i mbarë dhe i suksesshëm dhe u shënua për vendin me daljen nga kriza ekonomike me humbje minimale.