Rusia gjatë hyrjes në dekadën e dytë të shekullit të XXI-të qëndron e sigurt dhe e palëkundshme mbi këmbët e veta, deklaroi në pritjen e organizuar në vigjilje të Vitit të Ri në Kremlin Presidenti Dimitri Medvediev. Sipas fjalëve të tij, “2010 u shënua nga dalja e vendit prej nga krizës ekonomike globale me humbje minimale”. Medvediev theksoi, se autoritetet ruse u përpoqën të bëjnë gjithçka të mundur me qëllim që të mbanin të gjitha premtimet e dhëna, “sepse gjëja më kryesore për to është të mos humbasin besimin e popullit”. Duke prekur temën e politikës së jashtme ai tha, se Rusia u përpoq të mbrojë interesat e veta në “të gjitha pjesëve të botës”. Gjatë kësaj marrëdhëniet me një sërë shtetesh u optimizuan.