13 vjet e gjysmë heqje lirie me kryerje dënimi në kamp burgimi të regjimit të përgjithshëm. Një dënim të tillë shpalli të enjten për Mihaill Hodorkovskin dhe Pllaton Lebedievin Gjykata Hamovnjiçeskij e Moskës në kuadrin e çështjes së dytë penale. Ish Kreu i Kompanisë JUKOS dhe ish Drejtuesi i Bankës “Menatep” u pranuan fajtorë për përvetësim (vjedhje) nafte dhe “pastrim” të mjeteve financiare. Ia vlen të kujtohet në këtë rast, se “çështja JUKOS” filloi në vitin 2003 me publikimet në shtypin perëndimor. Gazetarët mundën të hetojnë rrjedhën e flukseve financiare të kompanisë së naftës, një pjesë e të cilave kalonte nëpërmjet bankave zvicerane. Autoritetet ruse ngritën çështje penale ndaj saj për evazion fiskal - pretendimet ndaj “JUKOS” numëronin miliarda dollarë. Çështja e dytë penale u ngrit më vonë: kur u zbuluan fakte të përvetësimit të naftës së nxjerrë nga kompania dhe legalizimit të dhjetra miliarda dollarëve të fituar nga shitja e saj. Procesi gjyqësor shkaktoi një rezonancë mjaft të gjerë. Për politikanët perëndimorë filloi të quhet “bon ton” (“ton i mirë”) që gjatë takimeve me presidentin apo kryeministrin e Rusisë të interesoheshin mbi fatin e Hodorkovskit. Kurse gjatë kësaj jave, kur në gjyq filloi të lexohet akt-akuza, akuzat e drejtëpërdrejta për “politizimin” e procesit gjyqësor tingëlluan nga goja e Sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton, përfaqësuesit e parlamentit britanik dhe MPJ të Germanisë. Në dikasterin rus të politikës së jashtme u kujtuan partnerëve perëndimorë se askush as brenda vendit dhe as përtej kufijve të tij nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punën e sistemit gjyqësor. Dhe, në fakt, është pikërisht Perëndimi ai që synon ti japë “çështjes JUKOS” ngjyrim politik, vuri në duje në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Përfaqësuesi fuqiplotë i Dhomës së Avokatëve të Bashkimit Europian në Rusi Aleksandër Treshiev: “Këtë çështje përpiqen ta zhveshin nga krimet penale, të cilat u hetuan në mënyrën më skrupuloze nga organet hetimore. Kurse argumentimi i mbrojtjes dhe politikanëve perëndimorë në lidhje me atë, se ka edhe njerëz të tjerë që kanë kryer krime të kësaj natyre, por nuk i nënshtrohen ndjekjes penale, nuk mund të shërbejë kurrsesi si justifikim për Hodorkovskin dhe Lebedievin. Presidenti i Rusisë u shpreh në mënyrë mëse të qartë: se në qoftë se ekzistojnë materiale kompromentuese për këdo person qoftë - le t’ia vënë atij në tavolinën e punës dhe këto çështje do ti nënshtrohen menjëherë shqyrtimit nga ana e gjykatës”, - konkludoi Aleksandër Treshiev. Gjyqi ndaj Hodorkovskit është sinjal për të gjithë oligarkët, se koha e veprimeve të tyre të pakontrolluara mbeti në të kaluarën, shprehet me bindje të plotë Drejtori i Institutit rus të studimeve politike Sergei Markov. Është krejtësisht e qartë, se nuk ka asnjë pasuri shumëmiliardëshe, e cila të mos jetë fituar me anë të privatizimeve të paligjshme. Ka dhe plot persona të tjerë që i janë nënshtruar për këtë arsye ndjekjes penale, por të gjithë nuk i prangos dot. Ndërsa përcaktimi i rregullave të reja të lojës është tejet i domosdoshëm. Këto rregulla të reja parashikojnë që oligarkët, duke ruajtur pasuritë e veta, ndër të tjera edhe ato të fituara me rrugë të dyshimtë, të pranojnë rolin dominues të shtetit. Tre oligarkë kanë mbetur: Gusinskij, Berezovskij dhe Hodorkovskij. Berezovskij dhe Gusinskij zgjodhën për vete rrugën e migracionit. Hodorkovskij zgjodhi përballjen frontale me shtetin e Rusisë. Por sido që të jetë puna gjykata e morri vendimin e vet. Avokatët mendojnë, se shanse për tu liruar para afatit më parë se viti 2017 të pandehurit nuk kanë. Ndërkohë Këshilli presidencial për të Drejtat e Njeriut shpalli mbi synimin e vet për të krijuar grupin e punës për studimin e imtësishëm të vendimit gjyqësor në lidhje me këtë çështje me rezonancë kaq të gjerë.