Nënshkrimi i Traktatit mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) është një nga ngjarjet kryesore politike të vitit 2010, deklaroi Kreu i MPJ i Federatës Ruse Sergei Lavrov në intervistën e vet dhënë për kanalin televiziv “Rusia 24”. Duke përmendur, se senati amerikan tashmë e ratifikoi Traktatin, dhe shprehu besimin, se parlamenti rus do ta përfundojë këtë proces së shpejti. Ligji për ratifikimin e Traktatit tashmë kaloi leximin e parë në Dumën Shtetërore (Dhomën e Ulët të parlamentit) dhe deputetët do ti kthehen diskutimit të tij pas pushimeve të Vitit të Ri. Traktati Mbi ASO, i cili parashikon reduktimin radikal të potencialit bërthamor të Rusisë dhe SHBA-s, u nënshkrua nga Presidentët Dimitri Medvediev dhe Barak Obama në prill të këtij viti.