Rusia për 10 vjetët e fundit ka ndryshuar shumë dhe vazhdon të eci përpara, deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev, duke marrë fjalën në Kremlin në ceremoninë e dorëzimit të medaljeve shtetërore. Medvediev shpalli, se në Rusi ka ende shumë probleme, dhe e konsideroi të drejtë kritikën, shpesh shumë të ashpër, në adresë të shtetit. “Në qoftë se ne do të respektojmë traditat tona, do të duam vendin tonë, por duke ruajtur njëkohësisht vlerësimin kritik për atë që ndodh, atëherë Rusinë e pret një e ardhme e ndritur.