Presidenti Dimitri Medvediev themeloi këshillin e konsultimeve për krijimin e Qendrës Ndërkombëtare Financiare. Të mërkurën ai vizitoi qendrën e zhvillimit të operacioneve me klientët të Sberbankës, shkruan botimi “Rossiskaja gazeta”. Teknologjitë e reja të punës ia paraqiti Presidentit Kryetari i bankës German Gref. Mundësitë e kësaj Qendre, sipas fjalëve të bankierit, janë jashtzakonisht të mëdha. “Banka është e sigurt. Për këtë dëshmuan teknologjitë e shumta”, ndau pështypjet e veta pas këtij ekskursioni Presidenti. Por Medvediev gjithashtu kërkoi që të përpunohet deri në fund legjislacioni për bursat dhe ankandet elektronikë. Pasi për një vit aksionet në Rusi janë depozituar vetëm në 14 kompani. Ndërkaq, Kryetari i shtetit shpreson tek Bashkimi Doganor, pasi në rast të funksionimit të tij normal  qendra financiare do të ekzistojë jo vetëm për një vend, por për tre vende njëkohësisht.

Për atë, se çfarë do të ndodhë në vitin 2011, tregon gazeta “Izvestia”. Në shkurt në Angli do të fillojnë dëgjimet në lidhje me të ashtuquajturën çështje “e rrezikshme ruse”, të ndihmëses 25 vjeçare të deputetit britanik Katja Zatuliveter, të cilën autoritetet e akuzojnë për spiunazh. Muzeu Prado në kuadrin e Vitit të Spanjës në Ruri do të sjellë kryeveprat e veta në Ermitazh. Në prill e gjithë bota do të kremtojë 50 vjetorin që nga dita e fluturimit të parë në kozmos të Juri Gagarinit. Në shtator do të fillojë punën e vet gazsjellësi “Nord Stream” (Rryma Veriore) që do të shtrihet nëpër fundin e Detit Balltik. Në tetor Tokës do ti afrohet kometa C/2010X1, e zbuluar nga shkencëtarët rusë. Kjo ngjarje e shënuar ndodh 200 vjet pas asaj, kur heroi i romanit të klasikut rus Lev Tolstoi “Lufta dhe paqja” Pjer Bezuhov në fund të vitit 1811pa në qiellin peterburgas lajmëtaren e dyndjes së Napoleonit drejt Rusisë.

 Gazetarët e gazetës “Komsomolskaja pravda” sqaruan, se ku do të festojnë Vitin e Ri liderët e Rusisë. Presidenti Dimitri Medvediev do ta festojë me familjen dhe të afërmit e vet në rezidencën “Gorki” jashtë Moske. Kurse në ditët e para të janarit ai planifikon të merret me ski malore në Kaukaz. Natën e Krishtlindjeve Dimitri Medvediev me bashkëshorten Svetllana sipas traditës do ta kalojnë në Tempullin e Krishtit Shpërtimtar. Meqë ra fjala, këtë vit që po kalon Medvediev bëri një eksperiment artistik të pazakontë për një kryetar shteti. Në filmin e Timur Bekmambetovit “Bredhat” ai shprehu frazën, në bazë të së cilës është ndërtuar subjekti i filmit. Ky film tregon për vajzën Varja, e cila jeton në shtëpinë e fëmijëve, që një herë se si deklaroi, se i ati i saj nuk është person tjetër, por vet presidenti, dhe ai në mesazhin e vet të urimit me rastin e Vitit të Ri do të shprehë parrullën e tyre të përbashkët- “Tek Plaku i Vitit të Ri shpreso, por dhe vet mos rri duarkryq”, që të gjithë të besojnë fjalët e saj të drejta. Si rezultat i provave kjo frazë  i bie në vesh Medvedievit dhe ai për ta ndihmuar Varjan, e shpreh frazën e shumëdëshiruar prej saj në fund të mesazhit të vet me rastin e Vitit të Ri. Ideja e filmit Presidentit iu duk e mirë, dhe ai e pranoi këtë propozim. Kryeministri Vladimir Putin gjithashtu do të festojë Vitin e Ri me familjen. Në Krishtlindje, ka mundësi, që  Putin të vizitojë ndonjë tempull të lashtë orthodhoks në një nga këndet e Rusisë.