Në Moskë për shkak të “shiut të akullt” u thyen 12 mijë pemë, u dëmtuan 371 automobila, njoftoi Zëvendës kryebashkiaku Pjotër Birjukov. U fiksuan gjithashtu edhe 24 shkëputje telash së tensionit të lartë, 1850 raste të ndërprerjes së dritave të rrugëve, 190 rënie të shtyllave të dritave. Sipas fjalëve të Zëvendës kryebashkiakut, për një muaj nga pikat e grumbullimit të dëborës në qytet janë transportuar  5,5 milionë metra kub borë, kurse që nga fundjava e kaluar 1,5 milionë metra kub.