Realitetet e shekullit XXI ndryshuan drejtimin e veprimtarisë së shtetit rus për garantimin e sigurimit. Pikërisht këtë merr parasysh ligji i ri, i nënshkruar nga Presidenti Dimitri Medvediev. Ligji i vitit 1992 që vepropnte para tij nuk u përgjigjej kushteve bashkëkohore, u shpreh në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë “Zëri i Rusisë” deputeti i Dumës Shtetërore Aleksandër Durov: “Gjatë kësaj kohe ndryshuan rreziqet kërcënuese si të brendshme, po ashtu dhe ato të jashtme. Për më tepër, ndryshoi i gjithë sistemi , edhe ai politik, edhe ai ekonomik. Pikërisht prandaj u miratua ky ligj i ri “Mbi sigurimin”, në të cilin të gjitha këto fakte janë marrë parasysh dhe është përpiluar në përputhje me sfidat dhe rreziqet kërcënuese bashkëkohore. Ky dokument përcakton listën e rreziqeve, që ekzistojnë për vendin tonë, si dhe mjetet e reagimit ndaj tyre. Gjatë viteve të fundit janë shpeshtuar katastrofat natyrore dhe teknogjene, kanë lindur probleme principialisht të reja me shtetet e huaja dhe aleancat”, u shpreh deputeti. Në sferën e politikës së jashtme detyrë kryesore u shpall ruajtja e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Federatës Ruse, si dhe mbrojtja e interesave ligjore të shtetasve rusë jashtë shtetit. Rusia do të forcojë marrëdhëniet me partnerët strategjikë, do të marrë pjesë në veprimtaritë e organizatave ndërkombëtare, si dhe do të bashkëveprojë aktivisht për regullimin e konflikteve. Dokumenti parashikon domosdoshmërinë e luftës kundër piraterisë dhe terrorizmit ndërkombëtar, si dhe kundërqëndrimit të industrisë dhe trafikut të drogës. Ligji i ri merr parasysh faktorë të tillë të jetës së shoqërisë ruse, si forcimi i shfaqjes së ksenofobisë dhe nacionalizmit, si dhe domosdoshmërinë e reagimit adekuat ndaj tyre. Gjatë kësaj në dokument është fiksuar qartë, se respektimi i të drejtave dhe lirisë së njeriut janë principet bazë të garantimit të sigurimit. Ligji konsideron si prioritare masat paralajmëruese dhe bashkëveprimi i organeve të pushtetit me shoqatat civile dhe shtetasit. Ekspertët janë të një mendimi për atë, se ligji i ri do të ndihmojë në organizimin e përpiktë të punës së organeve shtetërore për garantimin e rregullit në ekonomi, sferën sociale dhe shoqërinë në përgjithësi.