Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev lavdëroi qeverinë për punën e mirë. Ky vit për ekonominë ishte në përgjithësi mjaft i favorshëm, ky ishte vit i daljes nga kriza dhe ai kaloi sipas një skenari të tillë, ku qeverisë i takon merita e drejtpërdrejtë, deklaroi Kryetari i shtetit në mbledhjen e kabinetit të ministrave. Presidenti veçanërisht vuri në dukje realizimin e programit të punësimit. Nga ana e vet Kryeministri Vladimir Putin falënderoi dhe Presidentin dhe administratën e tij për kontakt të ngushtë dhe mbështetje në punë. Ne mundëm të krijonim një ekip të bashkuar, deklaroi Putin.