Aeroporti moskovit Domodedovo do të rifillojë punën në regjim të zakonshëm. Po përfundon nisja e pasagjerëve, të cilët duhej të niseshin më 28 dhjetor dhe aktualisht aeroporti po realizon nisjen e avionëve që ishin planifikuar për ditën e sotme, njoftuan në Korporatën Shtetërore për organizimin e lëvizjes ajrore. Gradualisht po normalizohet edhe puna e aeroportit Sheremetevo. Probleme me komunikimet ajrore u shkaktuan nga moti i keq. Shiu i akullt, që përfshiu rajonin kryeqytetas këto javët e fundit, solli në ngrirjen e një shtrese akulli të fortë dhe këputjen e linjave të energjisë elektrike.