Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev i bëri thirrje qeverisë për të luftuar më aktivisht kundër inflacionit, i cili këtë vit, me sa duket nga të gjitha, do ti tejkalojë të 8,5%. “Ritmet e inflacionit, ç’është për të ardhur keq, nuk u arrit të ruhen në parametrat e planifikuar, ndër të tjera edhe për shkak të atyre ngjarjeve që ndodhën në tregun e produkteve bujqësore”, - tha Kryetari i shtetit në mbledhjen  kushtuar çështjeve ekonomike. Medvediev vuri në dukje se këtë vit u fiksua rritja e qenësishme e çmimeve të produkteve kryesore ushqimore të tilla si drithërat e ndryshme të qëruara, buka, qumështi, gjë kjo që jep goditje të rëndë mbi kuletat e shumë qytetarëve.