Si të paktën 6 talibanë u asgjësuan me goditje raketorë të dhëna nga një aparat i papilotuar fluturues i Forcave ushtarako-ajrore në veriperëndim të Pakistanit. Sulmit raketor iu nënshtrua rajoni Ghulam Khan në North Waziristan, i cili shërben si vend dislokimi për formacionet e talibanëve dhe “Al Qaeda-s”, që përbëjnë rrezik kërcënues për forcat e NATO-s në Afganistanin fqinj. Të hënën North Waziristan iu nënshtrua goditjeve me anë të 6 raketave amerikane të përpikërisë së lartë, shënjestra për të cilat u bënë 2 automobila me talibanë. Si rezultat u vranë 18 militantë.