Autoritetet e Polonisë i bëjnë thirrje Bashkimit Europian për të vendosur regjimin pa viza për banorët e Kaliningradit - enklavës perëndimore të Rusisë, njofton gazeta britanike “The Daily Telegraph”. Por për këtë Polonisë do ti duhet fillimisht të bindë BE që të bëjë amendamentet përkatëse në marrëveshjen mbi kufijtë, vë në dukje botimi. Sipas planeve të qeverisë së Polonisë, për banorët e Kaliningradit do të jetë e mjaftueshme të paraqesin dokumentin, i cili komfirmon faktin e banimit të tyre këtë enklavë. Varshava shprehet me bindje të plotë se është e aftë të mos lejojë depërtimin në BE të personave të padëshirueshëm nga Rusia.