Shumë kryetarë shtetesh preferojnë ti kremtojnë festat e Vitit të Ri në vise të ngrohta. Midis tyre mund të përmenden presidentët e SHBA dhe Francës, përkatësisht Barack Obama dhe Nicolas Sakozy. Barack Obama për festat e Krishtlindjeve do të niset për banjo dielli në Ishujt Havai. Familja e Sarkozysë do të shkojë në Marok. Ndërsa Frau kryesore e Gjermanisë Angela Merkel do të niset për në Alpet e Zvicrës për ski malore. Politikanët rusë i kalojnë festat në mënyrë tradicionale. Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev do ta kalojë Vitin e Ri në rrethin e familjes. Ndërsa më pas do të niset për në Soçi, ku ai tradicionalisht merret me ski malore duke alternuar shëtitjet me takimet e punës.