Rusia është e interesuar për vendosjen e marrëdhënive strategjike dhe të fqinjësisë së mirë me Kirgistanin, deklaroi Kreu i administratës së presidentit të Rusisë Sergei Narrishkin në takimin e zhvilluar në Moskë me Kryeministrin e Kirgistanit Allmazbek Atambajev. “Ne e vlerësuam sipas meritës atë fakt, se vendi i parë që Ju vendosët të vizitonit u bë Rusia”, - vuri në dukje Kryetari i administratës së Kremlinit. Sipas fjalëve të tij, kjo flet mbi synimin e Kirgistanit për ruajtjen e marrëdhënieve strategjike dhe të fqinjësisë së mirë me Rusinë.