Shkarko audiofailin


Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë filloi shqyrtimin paraprak të padisë së ngritur nga opozita gjeorgjiane kundër Presidentit Mihaill Saakashvili. Njoftimin përkatës e mori nga Holanda Partia Laburiste e Gjeorgjisë, iniciatorja e drejtimit në instancën gjyqësore. Padia u ngrit në tetor të vitit në përfundim. Opozita po përpiqet të arrijë ndjekjen penale të Mihaill Saakashvilit për krimet e kryera prej tij. Mbi atë se çfarë i inkriminohet Kreut të regjimit aktual gjeorgjian i njoftoi Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Lideri i Partisë Laburiste Shallva Natellashvili: “Në padi kanë gjetur pasqyrim të gjitha shkeljet dhe krimet kundër njerëzimit që ka kryer Saakashvili me ndihmën e grupimit të vet kriminal: sulmet e ndërmarra mbi fshatrat paqësore të Svanetisë, asgjësimi fizik i njerëzve në rrugë me urdhërin e tij, sulmi i organizuar mbi kompaninë televizive Imedi,  mbi selinë e Partisë Laburiste, përndjekjet e oponentëve politikë, vënia në përdorim e torturave ndaj të burgosurve politikë. Këto fakte kërkojnë vlerësim juridik (ligjor), kërkojnë marrjen e një vendimi të drejtë nga ana e Gjykatës. Ne nuk hiperbolizojnë asgjë, nuk trillojmë asgjë. Faktet e pamohueshme janë parashtruar në 2000 faqe dhe i janë dërguar Gjykatës së Hagës për shqyrtim. Saakashvili e ndjen për mrekulli se do ti duhet të mbajë përgjegjësi për ato krime që ka kryer. Ai kurrë nuk do të heqë dorë nga pushteti me rrugë paqësore. Prandaj përpiqet të na tërheqë ne në luftë civile, në konflikt civil. Kjo është krejtësisht e papranueshme, veçanërisht për Gjeorgjinë, e cila e ka pësuar keq në histori si rezultat i gjithfarë revolucioneve dhe grushteve të shtetit. Ndërsa rruga e dytë, ajo e civilizuar, e cila është plotësisht e justifikuar, konsiston për ne në vendosjen e drejtësisë ndërkombëtare nga ana e Gjykatës së Hagës”, - tha Shallva Natellashvili. Saakashvili akuzohet edhe për injorimin e interesave kombëtare. Siç mendon Nino Burxhanadze, Liderja e “Lëvizjes Demokratike për Gjeorgjinë Unike” dhe ish “bashkëluftëtarja” e Presidentit aktual, Mihaill Saakashvili po ndërton vendin vetëm për të huajt dhe njerëzit e rrethit të vet. Ekziston edhe një anë tjetër e veprimtarisë së Mihaill Saakashvilit, e cila, sipas logjikës, nuk duhet të mbetet jashtë fushëpamjes së Gjykatës së Hagës. Kihet parasysh agresioni i ndërmarrë prej tij kundër Osetisë së Jugut në gusht të vitit 2008. Viktima të tij u bënë qindra njerëz, disa dhjetra mijëra të tjerë u shndërruan në refugjatë, kryeqyteti i republikës - Chinvali - faktikisht u shndërrua në rrënoja. U desh ndërhyrja e Rusisë që të ndalohej gjakderdhja. Në parim, provat e fajit të Saakashvilit janë mëse të mjaftueshme. I gjithë problemi konsiston në atë, se ç’qendrim do të mbajnë ndaj tyre në Hagë. Nëse do të jetë vallë i paanshëm procesi gjyqësor? Apo do të triumfojnë pikëpamjet, konsideratat politike, meqenëse Mihaill Saakashvili gëzon mbështetjen e Uashingtonit?