Rusia dhe Kina do të bashkëpunojnë gjatë ndërtimit të hidrocentralit në Ekuador. Marrëveshja përkatëse u nënshkrua nga kompanitë e tre vendeve. Palën ruse e përfaqëson Shoqëria e Hapur Aksionere «Интер РАО ЕЭС» (“Inter RAO EES”). Më parë ajo përfundoi kontratën për realizimin në kuadrin e projektit të furnizimit të pajisjeve hidroenergjetike me shumë prej 123 milionë $. Ky është objekti i parë i bashkëveprimit ekonomik në Amerikën Latine, në të cilin do të bashkojnë përpjekjet e veta Rusia dhe Kina.