Gjykata e qytetit Minsk refuzoi lirimin e parakohshëm të 9 qytetarëve rusë, të cilët u arrestuan gjatë zhvillimit të aksioneve të pasanksionuara të protestës nga ana e opozitës pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale të 19 dhjetorit në Bjellorusi. Gjithsej nën arrest mbahen 11 qytetarë rusë. Kërkesat e dy qytetarëve të Rusisë do të shqyrtohen nga gjykata më vonë. Të gjithë të arrestuarit më 19-20 dhjetor iu nënshtruan arrestimeve administrative me afat nga 10-15 ditë dhe tani po kryejnë dënimin në izolatorë të ndryshëm të Bjellorusisë. Në proceset gjyqësore marrin pjesë bashkëpunëtorët e Ambasadës së Federatës Ruse.