Paqja ndërkonfesionale mbetet kusht bazë për ekzistencën e Rusisë, deklaroi Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin në takimin e zhvilluar me Liderin e Degastanit Magomedsallam Magomedov. Sipas fjalëve të Kryetarit të qeverisë, çështjet e marrëdhënieve ndëretnike, të cilat u diskutuan në mbledhjen e Këshillit Shtetëror, janë tejet aktuale për Dagestanin, meqenëse në këtë republikë jetojnë njerëz të më tepër se 100 kombësive. Bashkë me këtë Kryeministri pranoi, se në Rusi tani për tani nuk ekziston mekanizmi i edukimit të rinisë në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërnacionale si dhe mekanizmi i ndëshkimit për krimet e kryera në këtë sferë