Shkarko audiofailin


Themeluesi i site “WikiLeaks” Julian Assange lidhi kontratë për shkruarjen e autobiografisë së vet. Shuma e kontratës përbën 1,5 milionë dollarë. Assange nuk lodhet së përsërituri se ai është thjesht i detyruar ta shkruajë librin - atij i duhen mjete fianciare. Në Suedi Assange akuzohet për dhunë seksuale dhe shpenzimet gjyqësore të tij i tejkaluan tashmë të 200 mijë dollarët. Përveç kësaj atij i duhen para edhe për mbajtjen dhe funksionimin e vetë site “WikiLeaks”.  Ndërsa kjo do të thotë, se diskreditimet e “WikiLeaksit” nuk kanë përfunduar aspak dhe se mbarë botës do ti duhet të mësojë të jetojë tashmë në kushte të reja. Ja si e përshkroi situatën e krijuar në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Zv/Rektori i Akademisë Diplomatike të MPJ të Federatës Ruse Eugjeni Bazhanov: “- “WikiLeaks” zbuloi pikën më të dobët, më të ndjeshme të sistemit drejtues të shtetit më të fuqishëm të rruzullit tokësor. Spiunë të rregjur për vite të tëra me radhë përpiqeshin të shtinin në dorë një faqe të vetme informacioni konfidencial, ndërsa këtu njëherazi, sa hap e mbyll sytë, u rrëmbyen mu nën hundën e cerberusëve të Uashingtonit disa tonë materialesh sekrete. Assange së bashku me shokët e tij ia dekurajuan, ia vranë dëshirën të huajve për sinqeritet të tepruar me amerikanët. Sukseset e “WikiLeaks” do të shtyjnë, do të frymëzojnë për vepra të reja heroike personat kokëkrisur që rendin pas emocioneve të forta. Kështu që do tu duhet jo vetëm amerikanëve, por edhe qeverive të tjera të mendohen mirë e të marrin të gjitha masat e domosdoshme me qëllim që të mos bëhen viktima të grabitjeve kompjuterike” - tha Eugjeni Bazhanov. Vullnetarë për pjesëmarrje në “luftën e parë kibernetike botërore”, siç e pagëzuan veprimtarinë e Assange dhe ithtarëve të tij, tashmë kanë dalë shumë veta. Le të kujtojmë sulmet e hakerave mbi sitet e Prokurorisë së Suedisë, mbi një sërë sistemesh pagesash dhe ata që i refuzuan hosting-ët “WikiLeaks-it”. Assange morri edhe një ndihmë të ndjeshme materiale. Ithtarët e tij arritën të mbledhin 1 milionë e 300 mijë dollarë donacione. Dhe, duhet thënë, se kontributet financiare paraqesin në vetvete jo vetëm shumat modeste të grumbulluara nëpërmjet rrjetit Internet. Mjaft njerëz të kamur kanë kontaktuar me bashkëpunëtorët e site dhe i kanë dorëzuar personalisht atyre dhjetra mijëra dollarë. Ndërsa vetë themeluesi i site “WikiLeaks” po përpiqet tani ta monedhëzojë famën që i solli atij viti 2010. Vërtet, shumën që shpreson të fitojë Assange, gjithsej 1,5 milionë dollarë, ndryshe veçse si modeste nuk mund ta quash dot. Kujtimet e Bill Clinton-it, për shembull, kushtuan rreth 12 milionë dollarë. Bile edhe kujtimet e Monica Lewinsky-t botuesit i vlerësuan deri në 3 milionë dollarë. Vërtet, të gjithë autorët e sipërpërmendur kanë shkruar mbi të kaluarën e vet. Ndërsa në rastin me Julian Asange po ndodh krejtësisht e kundërta: ai i drejtohet së ardhmes. Sepse askush nuk e di se ç’mistere do të zbulojë më tej “WikiLeaks”.