Në territorin e Rusisë meteorologët aktualisht vërejnë njëherazi katër sezone, që konsiderohen si shenja anomalie. Për këtë njoftoi në konferencën e vet për shtyp Kreu i Rosgidromet-it Aleksandër Frollov. Në jug të vendit po mban mot karakteristik për verën,15-17o C, po lulëzojnë lloje të ndryshme shkurresh. Në të njëjtën kohë në Siberinë Perëndimore dhe zonën Përtej Bajkalit po mban një mot shumë i ftohtë. Në Jakuti temperaturat e natës arrijnë 56-58o  nën zero. Në territorin europian meteorologët vënë në dukje dallimin midis të ftohtit në veri-lindje dhe të ngrohtit në jug-lindje.