Moti jo karakteristik për hapësirat ruse të muajit dhjetor shkaktoi jo pak dëme, shkruan gazeta “Moskovskaja pravda”. Kataklizmi natyror i së shtunës dhe së dielës u bë temë kryesore për shtypin. Jo më pak se 100 mijë banorë të rajonit të Moskës kaluan një pjesë të së dielës pa drita. Mijëra njerëz kanë mbetur në aeroportet Domodedovo dhe Sheremetovo. U vonuan trenat, ndaluan trolebuset dhe tramvaet. Faji i gjithë kësaj ishte shiu i akullt, i cili i shëndërroi rrugët në shesh patinazhi, kurse pemët i mbuloi me një shtresë akulli. Për shkak të ngrirjes pemët filluan të binin. Gazeta “Moskovsi komsomolec” vë në dukje, se tani për tani është vështirë që të vlerësosh, se sa do ti kushtojë Moskës dhe rajoneve përrreth saj shiu i akullt. E pësuan nga kjo edhe rajonet fqinje me Moskën. Motin e keq e shkaktoi cikloni “Skarlet”, që përfshiu Europën dhe Rusinë. Gjatë fundjavës ranë reshje të normës së një gjysëm muaji (dy javë). Aktualisht periudha e akullt , siç e quajtën këtë situatë, gazetarët, po përfundon. Sipas parashikimeve të analistëve të motit, të enjten situata do të normalizohet plotësisht.

Dalja nga kriza ekonomike, zhvillimi demografik, fenomenet anormale natyrore, Traktati i ri Mbi ASO dhe kremtimi i 65 vjetorit të Fitores, sipas pikëpamjes së Dimitri Medvedievit, janë ngjarjet më të rëndësishme të këtij viti në përfundim, vë në dukje gazeta “Izvestia”. Të premten Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev dha një intervistë të hollësishme për drejtuesit e tre kanaleve televizivë federalë. Biseda për përfundimet e vitit 2010 zgjati rreth 2 orë. Kryetari i shtetit u përgjigj edhe pyetjeve të “papërshtatshme”, si dhe u bëri vet pyetje drejtuesve të programeve televizive dhe duke përfituar nga rasti i kritikoi ata. “Pavarësisht nga ajo, se ne zotërojmë televizione të shkëlqyer që është interesante të ndjekësh programet e tyre, në edicionet e lajmeve nuk tregohet ajo, se çfarë duhet të tregohet në të vërtetë”, u shpreh Medvediev.

Turistët rusë kanë ndryshuar preferencat e veta, vë në dukje gazeta "Novie Izvestia”. U rrit populariteti i ushëtimeve të distancave të shkurtra, qytetarët kanë filluar të preferojnë disa udhëtime të “afërta”. Rritja e turizmit të brendshëm në Rusi është dëshmi e tendencës mbarëbotërore, janë të sigurt ekspertët. Kjo degë teknologjikisht e përparuar po nxjerr ekonominë nga kriza. Jo më kot këtë vit në vend u ndërtuan shumë hotele. Ndërkaq, ato kushtojnë lirë. Në Shoqatën e operatorëve të udhëtimeve turistike, nga ana e vet, vunë në dukje faktin, në lidhje me atë, se vendi po rimëkëmbet pas krizës, gjë që dëshmon edhe rritjen e turizmit të huaj.