Kreu i komitetit për çështjet ndërkombëtare të Këshillit të Federatës Mihail Margelov shpreson, se parlamenti rus do të ratifikojë Traktatin mbi ASO deri në fund të janarit. Margelov saktësoi, se ratifikimi i Traktatit në Dumën Shtetërore pritet aty nga data 20 e janarit, kurse më vonë në punë do të hyjë Këshilli i Federatës. Ai gjithashtu shprehu besimin, se miratimi i rezolutës nga ana e senatorëve amerikanë nuk do të zgjasë procesin e ratifikimit: “Unë shpresoj shumë për atë, se rezoluta e ratifikuar, e miratuar nga senati amerikan, nuk na pengojë të bëjmë pjesën tonë të punës”.