Qeveria e Japonisë refuzoi faktikisht propozimin e bërë të premten nga ana e Presidentit të Federatës Ruse për krijimin në Kurilet Jugore të “zonës unike ekonomike, zonës së tregtisë së lirë”. Për këtë njoftoi sot në konferencën për shtyp në Tokio Sekretari i MPJ i Japonisë Takeaki Macumoto. Japonia i konsideron Kurilet Jugore pjesë e pandashme e vendit të vet dhe nuk mund të pranojë kurrfarë propozimesh, që bien ndesh me një pozitë të tillë. Macumoto vuri në dukje gjithashtu, se Tokio tani për tani nuk ka marrë kurrfarë “propozimesh konkrete” nga pala ruse në lidhje me këtë çështje.