Leximi i dytë i projektligjit për ratifikimin e Traktatit mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) në parlamentin rus nuk do të jetë shëtitje e lehtë. Deputetët nuk i kënaqin interpretimet e Traktatit, që bënë senatorët amerikanë gjatë ratifikimit të dokumentit. Këto interpretime nuk përkojnë me frymën dhe shkronjën e këtij dokumenti, të nënshkruar nga presidentët Dimitri Medvediev dhe Barak Obama në prill. Para së gjithash fjalë bëhet për problemin e krijimit të sistemit amerikan të Mbrojtjes Antiraket (MAR), mendon Drejtori i Qendrës së studimeve politiko-shoqërore Vladimir Evseev. Pala amerikane përpiqet ti ketë duart e lira gjatë realizimit të sistemit global MAR. Duke marrë shkas nga kjo, SHBA-s miratuan rezolutën, në të cilën thuhet, se dislokimi i sistemit kombëtar amerikan MAR nuk është kusht i mjaftueshëm për atë, që Rusia të dalë nga Traktati i Pragës mbi ASO. Sipas mendimit të ekspertit, pala ruse u përgjigj ndaj kësaj në mënyrën përkatëse. Në qoftë se nuk do të ishin bërë amendamentet amerikane, parlamenti rus do ta kishte ratifikuar dokumentin që javën e kaluar, është i sigurt Ministri i punëve të jashtme të Federatës Ruse Sergei Lavrov. Dokumenti përbën karakter të balancuar mirë, kompromisi dhe është hap i rëndësishëm në sferën e çarmatimit. Ai redukton gati dy herë potencialet bërthamore të SHBA-s dhe Rusisë. Në lidhje me këtë shprehet Kreu i Komitetit për punët e jashtme të Dumës Shtetërore Konstantin Kosaçov: “Si përfundim ne do ti përsjatim mirë këto interpretime. Ky është refuzim për kolegët tanë amerikanë për lidhjen midis armatimeve strategjike ofensive dhe armatimeve strategjike mbrojtëse, domethënë midis ASO dhe MAR. E dyta, kjo është përpjekje që të interpretohen sipas mënyrës së vet pika të ndryshme të Traktatit. Në tekst nuk është thënë asgjë për komplekset mobile raketore në platforma hekurudhore. Por senatorët e përfshijnë faktikisht këtë në tekstin e Traktatit.  Dhe ata mohojnë marrëveshjen e presidentëve për atë, se raketat strategjike ndërkontinentale pa pajisje bërthamore, domethënë me kapsolla të zakonshme, do të konsiderohen si bërthamore. Logjika e kësaj marrëveshjeje është e qartë. Kur raketa fluturon është e pamundur të kuptosh, se çfarë kapsolle ka në të. Dhe pikërisht kjo ishte logjika e veprimeve të presidentëve. Por ja që, si minimum, këto pozita kërkojnë sqarime shtesë”, shprehet Konstantin Kosaçov.