Këshilli i Federatës i Rusisë ratifikoi marrëveshjen ndërqeveritare me Zvicrën mbi liberalizimin e regjimit të vizave. Qëllim kryesor i marrëveshjes, e cila u nënshkrua më 21 shtator të vitit 2009 në Bernë, është krijimi i kushteve të favorshme për zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit ruso-zviceran. Traktati vendos procedurën e thjeshtuar të marrjes së vizave njëherëshe me afat veprimi deri në 3 muaj për sipërmarrësit, gazetarët, nxënësit e shkollave, studentët, sportistët dhe kategori të tjera qytetarësh.