Eveniment historik u bë për Rusinë dhe SHBA ratifikimi nga Senati i Kongresit amerikan të Traktatit mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO). Tani fjalën e vet pritet ta thotë Duma Shtetërore e Federatës Ruse. Por në qoftë se më parë nga ana e kësaj të fundit nuk parashikoheshin kurrfarë problemesh e pengesash të papritura, amendamentet e Senatit të SHBA në ratifikimin e rezolutës e venë nën pikëpyetje fatin e mëtejshëm të Traktatit mbi Armatimet strategjike Ofensive (ASO). Deputetët e Dumës Shtetërore të Federatës Ruse shqyrtuan të premten projektin e ligjit për ratifikimin e Traktatit mbi ASO në lexim të parë. “Pro” votuan anëtarët e fraksioneve të Partive “Rusia Unike” dhe “Rusia e Drejtë”. Ja se ç’tha në intervstën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” anëtari i Partisë “Rusia Unike” Dimitri Vjatkin: “- Pa kurrfarë dyshimi, ratifikimi i Traktatit të ri është si në interes të SHBA e Rusisë, ashtu dhe të mbarë botës. Për më tepër se në njëfarë kuptimi të caktuar Traktati mbi ASO №3 i zgjidh duar Rusisë për realizimin e strategjisë së re të mbrojtjes sonë. Prandaj Traktati duhet ratifikuar”, - tha Dimitri Vjatkin. Fraksioni i Partisë Komuniste të Federatës Ruse dhe ai i Partisë Liberal Demokratike të Rusisë e refuzuan mbështetjen e dokumentit. Lideri i komunistëve Genadi Zjuganov e shpjegoi pozitën e partisë së vet me atë, se Traktati mbi ASO №3 minimizon potencialin ushtarak të Rusisë: “- Bile më tepër se kaq, unë i pashë me vemendje të madhe të gjitha amendamentet e Senatit amerikan. Midis tyre ka të tilla, të cilat, në fakt, i venë vizën gjithë këtij Traktati. Presidenti i SHBA Barack Obama i siguroi republikanët, se në qoftë se ata do ta mbështesin këtë dokument, atëhere do të realizohen 4 faza të dislokimit të mbrojtjes aniraket, duke përfshirë edhe synimin për ta rrethuar Rusinë me baza të mbrojtjes antiraket që nga Deti i Zi e deri në Detin Balltik. Në qoftë se është kështu në të vërtetë, atëhere Traktati në fjalë humbet gjithfarë kuptimi për Rusinë. Do të duhet në këtë rast të mendojmë se si të mbrohemi”, - tha Genadi Zjuganov. Problemi i mbrojtjes antiraket preokupon bile edhe ata që e quajnë të domosdoshëm ratifikimin e Traktatit mbi ASO. Veçanërisht nën dritën e atyre amendamenteve që u bënë në rezolutën mbi ratifikimin nga senatorët amerikanë, vuri në dukje Kryetari i Komitetit për çështjet ndërkombëtare të Dumës Shtetërore të Federatës Ruse Konstantin Kosaçov: “- Neve na shqetëson më shumë se gjithçka mohimi nga ana e kolegëve tanë amerikanë në Senat të fuqisë juridike (ligjore) të parathënies së Traktatit, e cila parashikon ndërlidhurinë midis armatimeve strategjike ofensive dhe atyre strategjike mbrojtëse”, - tha Konstantin Kosaçov. Ndërlidhuria midis armatimeve strategjike ofensive dhe atyre strategjike mbrojtëse u fiksua në parathënien e     Traktatit mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive pikërisht me këmbënguljen e Rusisë. Dokumenti pranon vetëm prezencën e një “ndërlidhurie” të tillë dhe nuk përmban kurrfarë kufizimesh konkrete përkatësisht zhvillimit të sistemeve të mbrojtjes antiraket. Por ai i jep megjithatë mundësi palës, e cila vëren se këto apo ato veprime të partnerit venë nën rrezik kërcënues interesat e saj kombëtare, të dalë në mënyrë të njëanshme nga ky Traktat. Duke vënë në pah faktin, se SHBA kanë ndërmend të vazhdojnë edhe më tej zhvillimin e sistemit të vet të mbrojtjes antiraket, amerikanët i bënë parlamentarët rusë të dyshojnë në paritetin e Traktatit. Si rezultat procedura e ratifikimit të dokumentit në Dumën Shtetërore të Federatës Ruse u ndërlikua. Ratifikimi presupozohet të kalojë nëpër tre lexime, ndërsa deri në kohën e pushimeve dimërore do të arrihet të realizohet vetëm leximi i parë, njoftoi Konstanti Kosaçov. Rrugëdalje për sheshimin e gjithë mosmarrëveshjeve ekzistuese midis Moskës dhe Uashingtonit në lidhje me ndërlidhurinë e armatimeve strategjike ofensive dhe atyre strategjike mbrojtëse mund të bëhen propozimet ruse mbi krijimin e sistemit të përbashkët sektoral të mbrojtjes antiraket në Kontinentin Europian. Të premten, më 24 dhjetor, Duma Shtetërore e Federatës Ruse miratoi ligjin për ratifikimin e Traktatit mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive në lexim të parë.