SHBA dhe BE kërkojnë nga autoritetet e Bjellorusisë “lirimin e menjëhershëm” të gjithë personave të arrestuar gjatë kohës së demonstratave që u zhvilluan pas zgjedhjeve presidenciale në vend. Për këtë flitet në deklaratën e përbashkët të Sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton dhe Përfaqësueses së Lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Catherine Ashton, të përhapur nga departamenti amerikan i shtetit. Ngjarjet që ndodhën në këtë vend janë quajtur në dokumentin në fjalë “hap mbrapa në zhvillimin e demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut në Bjellorusi që shkakton keqardhje të madhe”. Brukseli dhe Uashingtoni i bëjnë thirrje qeverisë bjelloruse “për të respektuar detyrimet e marra mbi vete në kuadrin e OSBE-së për reformimin e procesit elektoral”.