Gazeta franceze “Le Monde” e quajti themeluesin e site “WikiLeaks” Julian Assange “Njeriu i vitit”. Më parë “Njeriun e vet të vitit” e zgjodhi revista amerikane “Time”. Pavarësisht nga fakti, se Assange zinte pozita lideri në anketimin e zhvilluar midis lexuesve, kurorën e dafinave revista ia dha themeluesit të rrjetit social “Facebook” Mark Zuckerberg, i cili renditej vetëm në vendin e 10-të, kurse rrjeti social me popullaritet u krijua që në vitin 2004. Por me sa duket nga të gjitha, mbizotërues doli vendimi i administratës së “Facebook” për bllokimin e account-eve të përkrahësve të Assange, e cila hedh mbi ta dyshimin për organizim hacker-sulmesh. Ekspertët thonë se një vendim i tillë i revistës amerikane ishte plotësisht i parashikueshëm. Uashingtoni nuk e fsheh aspak nervozizmin, acarimin e  vet në lidhje me publikimet e dokumenteve sekrete nga ana e site “WikiLeaks”. Bashkë me këtë në fillim fare, kur site i Julian Assange publikoi materialet mbi korrupsionin në qeverinë e Kenias, autoritetet e Amerikës e përshëndetën veprimtarinë e tij. Por kjo ndodhi në vitin 2008, ndërsa në vitin 2010 situata ndryshoi. Në fillim Assange bëri publike dosjen irakiane, kurse më pas edhe korrespondencën e diplomatëve amerikanë. Atëhere Amerika vendosi të ndërmarrë ofensivë ndaj këtij site. Nuk përjashtohet edhe mundësia e asaj, se e gjithë historia që ka të bëjë me krimet seksuale të Assange dhe vetë ndjekja penale e tij të jenë inskenuar, regjisuar nga Uashingtoni, vuri në dukje në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Drejtori i Institutit rus të Hulumtimeve Politike Sergei Markov. Tani gjykata e liroi me dorëzani Julian Assange. Por ai nuk pushon së bëri deklarata të bujshme. Një nga ato u bë akuza në adresë të SHBA për censurim dhe “McCarthyism  digital”, pra për përndjekjen faktike të atyre që mendojnë ndryshe, për mospajtim me to. Assange gjithashtu u bëri thirrje gazetarëve për tu bashkuar dhe për të mbrojtur të drejtat e përfaqësuesve të mjeteve të informimit masiv. Njëkohësisht ai njoftoi se ka ndërmend të shkruajë kujtimet e veta. Shumë botues tashmë shprehën gatishmërinë e vet për ti publikuar ato. Por çfarëdo zhvillimi që të marrin ngjarjet në të ardhmen që tani u bë mëse e qartë, se Julian Assange ndryshoi botën, thotë Sergei Markov: “- Assange i dha start një tendence të re, të shpikur prej tij. Tani ai do të ketë shumë e shumë pasues. Ne u bëmë dëshmitarë okularë të lindjes së shoqërisë civile ndërkombëtare, e cila ia hyri punës për sulmimin e sistemeve shtetërore. Dhe roli i kësaj shoqërie civile ndërkombëtare do të vijë duke u rritur”, - konkludoi Sergei Markov. Ndërkohë në CIA-n e SHBA është krijuar një repart special. Ai do të merret me vlerësimin e pasojave të shkaktuara nga publikimet e “WikiLeaks”. Paralelisht me këtë bashkëpunëtorët e këtij reparti do të duhet të vlerësojnë edhe aftësinë e qeverisë së SHBA për të ruajtur sekretet. Zyrtarisht ky repart quhet “WikiLeaks Task Force” (WTF) - (Grupi Operativ WikiLeaks).