Në krahinën e Altait përpara Vitit të Ri ra në mënyrë të ndjeshme kërkesa për mish lepuri. Në vigjilje të vitit 2011, simbol i të cilit sipas kalendarit oriental është lepuri i verdhë, njerëzit për shkak të paragjykimeve nuk dëshirojnë që të derdhet mbi ta zemërimi i forcave misterioze. Por simbolit veshgjatë të Vitit të Ri si zor ti mbetet hatri për shkak të humbjes së interesit ndaj personit të tij në planin gastronomik. Banorët e krahinës së Altait filluan ti vlerësojnë akoma dhe më shumë lepurushët. Preferojnë të blejnë ata më shumë kafshët në ngjyrë të kuqërreme, sipas gamës që i afrohet më shumë simbolit të vitit që po afron.

Fjalët “vapa” dhe “avatar” përdoruesit rusë të rrjetit global i cilësuan si shprehjet më me popullaritet të vitit në përfundim. Të tilla janë rezultatet e konkursit të përvitshëm “Fjala e vitit”. Në 10-shen e fjalëve më të përdorura prej vizitorëve të site-ve rusishtfolëse hynë gjithashtu “zjarrfikësit”, “ngricat”, “sity-manager”. Gjatë votimit u përcaktuan edhe “shprehjet e vitit”. Nga ato më shumë u erdhën për zemër rusëve togfjalëshat: “vapa anomale”, “llambat energjikursyese”, “hiri islandez” dhe “lugina silikone”.

Piktorët e Soçit (çifti Bedrak) kanë ndërmend të krijojnë matrioshkën “olimpike” me lartësi 2 metra e 14 cm. Ajo mund të bëhet një suvenir mjaft origjinal për mysafirët e Lojrave Olimpike të vitit 2014, bile edhe në qoftë se nuk do të zgjidhet si talisman i tyre. Çifti Bedrak merret me zeje të ndryshme popullore që prej mëse 35-vjetësh. Koleksioni i punëve të mjeshtrave, në të cilin përveç matrioshkave hyjnë edhe vezët e pikturuara të Pashkëve, miniaturat e realizuara në stilin Paleh dhe tabakatë e Zhostovos, numëron më tepër se 500 eksponate.