Moska pret që PACE të marrë vendimin e domosdoshëm në lidhje me raportin e Përfaqësuesit të PACE Dick Marty kushtuar krimeve të kryera në Kosovë, meqenëse faktet e paraqitura në këtë raport kërkojnë një hetim të imtësishëm, skrupuloz ndërkombëtar, deklaroi të enjten Zëvendësi i Përfaqësuesit zyrtar të MPJ të Federatës Ruse Aleksei Sazonov. “Shpresojmë shumë që PACE në sesionin e vet, që do të mbajë në fund të janarit të vitit 2011, ta diskutojë në mënyrë tejet serioze këtë dokument dhe të marrë vendimin e domosdoshëm. Është mëse evidente se kërkohet një hetim skrupuloz ndërkombëtar i të gjitha fakteve të pasqyruara në raportin e Dick Marty-t”, - tha Aleksei Sazonov.