Kryetari i qeverisë së Shqipërisë Sali Berisha mbështeti idenë e zhvillimit të hetimit ndërkombëtar në lidhje me faktet e paraqitura në raportin mbi trafikimin e organeve njerëzore, në të cilin ishte përfshirë udhëheqja shqiptare e Kosovës, shkroi të enjten gazeta britanike “The Independent”. Sipas fjalëve të Sali Berishës, kabineti i tij u shpreh për bashkëpunimin e gjithanshëm me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, në rast se ky organ i OKB-së do të shprehë dëshirën për zhvillimin e një hetimi të tillë.