Kreu i MPJ i Britanisë së Madhe Wiliam Hague shprehu shqetësim në lidhje me zgjedhjet presidenciale që u zhvilluan më 19 dhjetor në Bjellorusi. Në intervistën e vet dhënë për agjencinë informative “Interfaks” ai u bëri thirrje autoriteteve të Republikës të lirojnë urgjent të gjithë të arrestuarit për motive politike. Ai, në veçanti kërkoi që të njoftohet, se ku ndodhet kandidati opozitar Vladimir Nekljaev. Përveç kësaj, Hague deklaroi, se autoritetet bjelloruse duhet tu garantojnë të gjithve të arrestuarve akses për shërbime mjekësore dhe ndihmë juridike.