Rusia abstenoi në votimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për rezolutën e krijimit të një mekanizmi ndërkombëtar gjyqësor, i cili duhet të përfundojë çështjet e pambaruara të Tribunaleve Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë dhe Ruandën. 14 nga 15 anëtarë të OKB-së dolën për mbështetjen e rezolutës së re. Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë OKB-së Vitali Çurkin e quajti miratimin e rezolutës së re “hap i detyrueshëmi Këshillit, shkaktuar nga zgjatja e veprimtarisë së tribunaleve”.