Deputetët e senatit (Dhoma e Lartë) të parlamentit të Kazakistanit miratoi ligjin për ratifikimin e Konventës së Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH) kundër terrorizmit. Konventa e OBSH kundër terrorizmit u nënshkrua për rritjen e efektivitetit të bashkëpunimit ndërkombëtar të shteteve anëtare të OBSH-së (Rusia, Kazakistani, RP e Kinës, Kirgistani, Taxhikistani, Uzbekistani) në sferën e kundërqëndrimit të terrorizmit, për sfidat dhe rreziqet e reja kërcënuese të tij, si dhe garantimi i paqes dhe sigurisë në rajon. Konventa  është ratifikuar nga Rusia, gjithashtu ajo shqyrtohet në parlamentin e Kirgistanit.