Moska përshëndet ratifikimin nga ana e Senatitit të SHBA-s të Traktatit të ri me Rusinë mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO). Presidenti Dimitri Medvediev shprehu besimin, se Duma Shtetërore së shpejti do ta miratojë këtë dokument. Mbledhja e parlamentit është planifikuar të zhvillohet më 24 dhjetor. Sipas Traktatit palët gjatë 7 vjetësh duhet të reduktojnë deri në 1/3 arsenalet e veta bërthamore. Presidenti i SHBA-s Barak Obama e quajti këtë marrëveshje shumë të rëndësishme për gati dy dhjetëvjeçarë dhe sinjal të fortë për gjithë botën. Në Shtëpinë e Bardhë shpresojnë, që Traktati të hyjë në fuqi pranverën e ardhshme. Vendimin e Senatit të SHBA-s e përshëndetën udhëheqësit e Gjermanisë, Japonisë, Kanadasë dhe vendeve të tjera. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Andres Fogh Rasmussen e quajti këtë kontribut të madh për sigurimin euroatlantik. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon shpreson, që Moska dhe Uashingtoni të thellojnë më tej dialogun në lidhje me tematikën bërthamore.