Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev vizitoi Kinostudion e madhe indiane “Bollywood” - kështu quhet në Indi “fabrika vendase e yjeve”, e cila realizon produkte kino-televizive në Mumbai dhe periferitë e tij. Ai diskutoi me kinematografistët rusë dhe indianë mundësitë e kooperimit të kinostudiove të të dyja vendeve, vëzhgoi realizimin e xhirimeve dhe komunikoi me njërin nga aktorët më të njohur të vendit. Medvedievit i paraqitën një nga projektet e fundit të përbashkët ruso-indian - filmin multiserial “The Hindu” (“Indiani”), të xhiruar me pjesëmarrjen e aktorëve dhe kompanive të të dyja vendeve. Presidenti rus kujtoi faktin e popullaritetit të madh të filmave indianë në periudhën e ekzistencës së Bashkimit Sovjetik.