Tirana doli me thirrjen zyrtare drejtuar përfaqësuesve të Misionit Civil Policor të Bashkimit Europian në Kosovë (EULEX) si dhe përfaqësuesve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë për të ardhur në Shqipëri me qëllim të hetimit të informacionit mbi atë, se robërit gjatë viteve të luftës në Kosovë gjoja dërgoheshin në territorin e Shqipërisë me qëllim shitjen e mëpastajshme të organeve të tyre vitale në tregun e zi, njoftoi të mërkurën Agjencia France Presse. Të enjten e kaluar Përfaqësuesi i PACE Dick Marty i paraqiti Komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për çështjet juridike raportin e vet, në të cilin flitej mbi atë, se në fund të viteve 1990-të, gjatë periudhës së konfliktit midis serbëve dhe shqiptarëve kosovarë në Kosovë, në këtë krahinë pat ekzistuar Organizata kriminale “Grupi i Drenicës i Ushtrisë për Çlirimin e Kosovës” me në krye Kryeministrin aktual Hashim Thaçi. Sipas dëshmive të paraqitura në raport, militantët e UÇK-së merreshin gjoja me vrasje të porositura, rrëmbime njerëzish dhe trafikim organesh njerëzore. Sipas fjalëve të Dick Marty-t, në Shqipëri UÇK-ja kontrollonte rajone të tëra në veri. Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi i quajti këto akuza “shpifëse” dhe deklaroi, se Tirana do të bashkëpunojë me drejtësinë ndërkombëtare me qëllim të hedhjes poshtë të këtyre akuzave. “Unë u garantoj përfaqësuesve të Misionit EULEX, si dhe atyre të BE dhe PACE-së, se Shqipëria do të krijojë të gjitha kushtet e domosdoshme me qëllim që të gjitha këto institute të mund të realizojnë hetimin e nevojshëm në territorin e vendit”, - njoftoi të mërkurën Kryeministri shqiptar Sali Berisha gjatë fjalës së marrë në mbledhjen e qeverisë. Sipas fjalëve të Berishës, Tirana do të ngulë këmbë në atë, që Dick Marty ti paraqesë EULEX-it të gjitha dëshmitë përkatëse, sigurisht “në qoftë se ai disponon vërtet të tilla”. Kryetari i qeverisë së Shqipërisë Sali Berisha mbështeti idenë e zhvillimit të hetimit ndërkombëtar në lidhje me faktet e paraqitura në raportin mbi trafikimin e organeve njerëzore, në të cilin ishte përfshirë udhëheqja shqiptare e Kosovës, shkroi të enjten gazeta britanike “The Independent”. Sipas fjalëve të Sali Berishës, kabineti i tij u shpreh për bashkëpunimin e gjithanshëm me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, në rast se ky organ i OKB-së do të shprehë dëshirën për zhvillimin e një hetimi të tillë. Moska pret që PACE të marrë vendimin e domosdoshëm në lidhje me raportin e Përfaqësuesit të PACE Dick Marty kushtuar krimeve të kryera në Kosovë, meqenëse faktet e paraqitura në këtë raport kërkojnë një hetim të imtësishëm, skrupuloz ndërkombëtar, deklaroi të enjten Zëvendësi i Përfaqësuesit zyrtar të MPJ të Federatës Ruse Aleksei Sazonov. “Shpresojmë shumë që PACE në sesionin e vet, që do të mbajë në fund të janarit të vitit 2011, ta diskutojë në mënyrë tejet serioze këtë dokument dhe të marrë vendimin e domosdoshëm. Është mëse evidente se kërkohet një hetim skrupuloz ndërkombëtar i të gjitha fakteve të pasqyruara në raportin e Dick Marty-t”, - tha Aleksei Sazonov.