Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin shpreson, që Armenia të krijojë kushte të përshtatshme për punën e biznesit rus në këtë Republikë, me qëllim që tu lejojë të dy vendeve të zhvillojnë më efektivisht bashkëpunimin, deklaroi ai në takimin me Kryeministrin e Armenisë Tigran Sarkisian në Pallatin Konstantinovsk në Shën Peterburg. Sipas fjalëve të Putinit, pavarësisht nga kushtet e vështira në periudhën e krizës, “as edhe një kompani ruse nuk është larguar nga Armenia”. Kryetari i qeverisë ruse i quajti marrëdhëniet e dy vendeve “të veçanta për shumë drejtime, edhe në sferën e politikës, edhe në atë të bashkëveprimit ushtarak”.