Osetia e Jugut është gati të pranojë në vend të gjithë emigrantët si osetinianë, po ashtu dhe gjeorgjianë, deklaroi Presidenti i Republikës Eduard Kokojti. Ai përmendi, se me këtë iniciativë Chinvali doli në diskutimet në Gjenevë. “Kjo çështje nuk është aspak e thjeshtë, duke marrë parasysh atë, se në kujtesë të njerëzve janë akoma të freskëta ngjarjet e gushtit të vitit 2008, por edhe ato të vitit 1989, kur u dogjën 117 fshatra osetiniane”, u shpreh Kokojti. Ai shprehu besimin, se kthimi i refugjatëve në vend do të stimulohet me stabilizimin e situatës në rajon.