Presidneti i Federatës Ruse shikon me optimizëm perspektivat e ratifikimit nga ana e Senatit të Kongresit të SHBA-s të Traktatit ruso-amerikan për kufizimin e armatimeve strategjike ofensive. Për këtë ai deklaroi në Mumbai në takimin me studentët e Universitetit teknik. Siç vuri në dukje Medvediev, presidenti i SHBA-s po përpiqet të bindë ligjbërësit e vet për rëndësinë e ratifikimit të dokumentit. Medvediev përmendi, se ata kanë rënë dakort për atë, se të dy vendet do ta bëjnë këtë paralelisht.